
Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të shpeshta e hera-herës deri në dendësim të konsiderueshëm, veçanërisht në orët e mesditës në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të lehta në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet pa reshje.
Temperaturat pritet të arrijnë deri në 36°C.



