Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço foli përmes një lidhje “Skype” me MCN në lidhje me vizitën e ministres greke të kulturës, Lina Mendhoni si dhe për zhvillimin e kësaj zone. Kiço tha se në kuadër të memorandumit mes Greqisë dhe Shqipërisë do ketë ndihmë nga specialistët grekë për kërkimin dhe ruajtjen së aseteve në Finiq.
Besoj që ishte një nga vizitat e rëndësishme të bëra në këtë periudhë, është realizuar në kuadër të javës greke të kulturës që do vijojë dhe në Gjirokastër, në këtë kuadër ishte kjo vizitë. Ministrja është një specialist e mirë e fushës së arkeologjisë. Ne patëm kënaqësinë t'i tregojmë asaj disa nga asetet tona kulturore pasi dhe strategjia jonë është të nxjerrim në pah të gjitha këto asete me qëllim zhvillim turistik të zonës. Nuk diskutohet që vizita do të fillontë nga teatri antik i Finiqit. Janë bërë ekspedita të rëndësishme që të dalin në pah vlerat e tij. Dhe në kuadër të memorandumit do të jetë ndihma e specialistëve grekë në drejtim të kërkimit dhe të mirëmbjatjes që është problem i rëndësishëm.
Vizita vazhdoi edhe në manastirin e Shën Nikollës në Mesopotam që është vlerë e shtuar dhe përfundoi në fshatin e Drollit që është fshat i pasur me 15 kisha dhe me një mundësi të pafund për të ofruar turizëm malor. Kemi diskutuar edhe për ndihmën nga Greqia për ngritjen e 2 muzeve etnografike e arkeologjike. Në këto momente ka filluar muzeu etnografik .
Kemi bërë dhe projektin për një muze arkeologjik në Finiq. Që dhe parku i Finiqt të bëhet atraksion turistik
Kiço tha se kanë ngritur çështjen e problemeve infrastrukturore në Finiq dhe se bashkë me të është problem uji dhe energjia elektrike.
Ky është një problem shumë i madh dhe ne e kemi ngritur më të madhe edhe para qeverisë se Bsdhkia nuk mund të organizojë projekte të till. Duhet të kemi strategji të saktë. 3 gjera janë të domosdoshme. Është infrastruktura, energjia elekteike dhe uji. Në drejtim të uji janë në proces zhvillimi i 3 projekteve me 3 ujësjellëva elektorale. Mbetën 2 të tjerat, është bërë një investim i mirë pëp syrin e kaltër, i vonuar.
Kiço tha se duhet të shfrytëzohen pasuritë e pafundme të Finiqit dhe se duhet punuar me seriozitet për të arritur rezultate.
Këto programe që janë realizuar deri më tani jemi në realizim e sipër dhe besoj dhe për thirrjet e reja ne jemi të përgatitur dhe i kemi të aqarta prioritete. Duhet theksuar se duhet të shfrytëzojmë pasuritë e pafundme dhe duhet punuar me seriozitet që të kemi rezuotatet konlrete. Bashkia Finiqit nuk mund të bëjë pa Finiqit, por edhe bashkia e Sarandës do bashkëpunojë me ne që të kanalizojmë paketat e përbashkëta turistike.
Përsa i përket regjistrimit të popullsisë në këtë zonë. Kiço tha se është punuar me autoritete dhe tha se duhet të bëet për zhvillimin.
Është një sfidë. Pas 11 vjetësh, duke parasur parasysh dhe momentin e 2011 ku minoriteti nuk mori ojes ënë procesin e regjistrimit të popullsisë. Janë realizuar kërkesat tona gjatë kësaj periudhe, kemi pasur bashkëpunim të mirë me instat, besoj se do behet se ka lidhje me zhvillimin dhe ka efektet e veta në minoritetin etnik grek .



