Vrasja e gjyqtares, Meta: Dënim shembullor për autorin

Vrasja e gjyqtares, Meta: Dënim shembullor për autorin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndërsa ka dënuar ashpër vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, nga ish-bashkëshorti, ka inkurajuar organet ligjzbatuese që t’i japin autorit të krimit një dënim shembullor, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

“Presidenti i Republikës i shpreh ngushëllimet e thella familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, duke inkurajuar organet ligjzbatuese si dhe gjykatat shqiptare të vënë para drejtësisë dhe t’i japin autorit të krimit një dënim shembullor, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më e të mos lëndojnë e prekin familjen e mbarë shoqërinë shqiptare”, thuhet në njoftimin e Presidencës. 

Për Metën kjo vrasje mizore është një alarm për shoqërinë shqiptare. Presidenti i bën thirrje për të gjitha strukturat e mekanizmat e shtetit e shoqërinë civile të kthejnë vëmendjen e tyre ndaj grave dhe nënave shqiptare të cilat fatkeqësisht janë bërë viktima të dhunës dhe krimit në familje dhe në shoqëri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy