Mjekët: Donald Trump nuk jeton shëndetshëm

Mjekët: Donald Trump nuk jeton shëndetshëm

Shumë ushqim të shpejtë, pak gjumë, aspak ushtrime fizike. Një stil jete që doktorët nuk do t’ia këshillonin as një 20-vjeçari. Megjithatë, kjo është mënyra si jeton 70-vjeçari Donald Trump.

Kështu shkruan faqja “Axios”, e cila ka analizuar stilin e jetës së presidentit të ri amerikan. Sipas shkrimit, gjatë fushatës, dieta e Trumpit ishte kryesisht ushqim i shpejtë nga “Domino's”, “KFC” dhe  “McDonald's”.

Trump është konsumator i fast food-it pasi beson te standardet e tyre të higjienës.

Trump ka thënë se ka të nevojshme vetëm 3 apo 4 orë gjumë në natë.

Trump nuk bën ushtrime fizike, përveç angazhimit në lojën e golfit herë pas here. Indeksi i masës së tij trupore (BMI) është llogaritur të jetë 29.5, çka e fut në kategorinë e njerëzve mbipeshë.

Trump mendon se gjenet e tij janë të mjaftueshme për ta mbajtur të shëndetshëm. Ai nuk pi cigare apo alkool, por është një konsumator i rregullt i “Diet Coke”.

Babai i tij, Fred, ka jetuar 93 vjet. Gjashtë vitet e fundit të jetës, ai luftoi me sëmundjen e Alzajmerit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy