Tornadoja godet Alabamën, të paktën 6 të vdekur

Tornadoja godet Alabamën, të paktën 6 të vdekur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në Alabama të SHBA-ve pas stuhive dhe tornadove që goditën zonës. 

Mjeku ligjor i zonës tha:

"Jam i trishtuar që mësova se gjashtë alabamas humbën jetën nga stuhitë që shkatërruan shtetin tonë.  Lutjet e mia janë me të dashurit dhe komunitetet e tyre. Ne do t'ia dalim dhe do të jemi të fortë”, tha Guvernatori i Alabama, Kay Ivey në Twitter.

Ivey të enjten shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për gjashtë qarqet e Alabamës që janë goditur më rëndë nga stuhia: Autauga, Chambers, Coosa, Dallas, Elmore dhe Tallapoosa.

Erërat e forta dhe shiu i dendur dëmtuan shtëpitë dhe lanë dhjetëra mijëra pa energji elektrike në disa pjesë të Xhorxhias, Misissipit dhe Alabamas.

Stuhia e kësaj jave vjen pasi 36 tornado kishin goditur jugun e SHBA-së në fund të vitit të kaluar, duke vrarë dy persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy