
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha ditën e sotme se kërcënimi i përdorimit të armëve kimike nga Rusia në sulmin e saj ndaj Ukrainës është “real”, ndërkohë që po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Evropë për të mbrojtur unitetin perëndimor dhe mbështetjen për Ukrainën.
I pyetur nga CNN në lidhje me kërcënimin e luftës kimike në Ukrainë, Biden tha: "Unë mendoj se është një kërcënim real", por nuk pranoi të shtjellojë më tej çështjen përpara se të hipte në Marine One.
Dhe teksa u pyet për mesazhin që ka për partnerët evropianë, ai tha: “Unë do t'ua them këtë në fytyrë, do të them gjithçka që kam për të thënë, do ta them kur të arrij atje. Por do të jem i lumtur të flas me ju djema kur të kthehem".



