
Investimet e munguara në fshatin Mavrovë në Vlorë, kanë bërë që shumica e banorëve të largohen në qytet. Fëmijët duhet të bëjnë kilometra rrugë për të shkuar në shkollë, ndërsa mungon një transport për ta. Banorët thonë se shqetësimet e tyre nuk janë trajtuar asnjëherë nga autoritetet vendore.



