SHBA vendos sanksione ndaj 15 agjentëve rusë, por ia heq mikut të Putinit, oligarkut Oleg Deripaska

SHBA vendos sanksione ndaj 15 agjentëve rusë, por ia heq mikut të Putinit, oligarkut Oleg Deripaska

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja lidhur me Rusinë të mërkurën, duke përfshirë disa agjentë të inteligjencës me akuza për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016 të SHBA, por thanë se do të heqin sanksionet mbi tre kompani të kontrolluara nga oligarku rus, Oleg Deripaska.

Thesari i SHBA-së tha në një deklaratë në faqen e tij të internetit se po vendoste sanksione të reja për individët dhe subjektet e përfshira në ndërhyrjen e supozuar të zgjedhjeve, sulmin e Agjencisë Botërore Anti-Doping dhe veprimtaritë e tjera "malinje".

Veprimet, përfshijnë sanksionimin e 15 anëtarëve të agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU), u morën "në përgjigje të mosrespektimit të vazhdueshëm të Rusisë për normat ndërkombëtare", thuhet në deklaratë.

Thesari tha se po heq sanksionet ndaj prodhuesit të aluminit Rusal dhe një kompani tjetër e lidhur me oligarkun Deripaska, një manjat metalesh që njihet si një person në rrethin e brendshëm të presidentit rus Vladimir Putin.

Por Thesari tha në deklaratën e tij se nda Deripaska do të vazhdojnë të mbeten sanksione të cilat u vendosën në prill.

Të tre kompanitë Deripaska - Rusal, En + dhe Sh.A. EuroSibEnergo (ESE) kanë rënë dakord të ristrukturojnë ndryshimet duke përfshirë uljen e aksioneve të Deripaskës.

"Këto kompani janë zotuar të zvogëlojnë ndjeshëm pronësinë e Deripaskës dhe të heqin kontrollin e tij", tha Thesari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy