Protesta e "Flamingove" në Bruksel/ Aktivistët Mehdini e Kelmendi: Kemi shpresa që zëri i protestuesve do të dëgjohet

Protesta e "Flamingove" në Bruksel/ Aktivistët Mehdini e Kelmendi: Kemi shpresa që zëri i protestuesve do të dëgjohet

Qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës po bëhen gati të grumbullohen më 3 tetor në Bruksel, në një tubim masiv në mbështetje të lëvizjes dhe revolucionit "flamingo", që ka nisur prej muajsh në Shqipëri kundër sistemit aktual dhe qeverisë Rama.

 

Në një lidhje për “MCN live”, aktivistët nga diaspora, Suela Mehdini nga Italia dhe Arseld Kelmendi nga Gjermania, folën mbi detajet e organizimit logjistik dhe pritshmëritë e larta për këtë protestë.

 

Aktivistja Suela Mehdini bëri të ditur se tubimi do të ketë një shtrirje të gjerë gjeografike dhe do të përfshijë institucionet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian.

 

Protesta do të zhvillohet në Bruksel përpara Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, ku do të finalizohet me një marshim.

 

Do të ketë pjesëmarrje nga të gjitha shtetet e Europës, dhe është në vazhdim të protestave të Tiranës. Mobilizimi në Itali ka qenë i menjëhershëm. 

 

Kemi shpresa që zëri i protestuesve do të dëgjohet. 

 

 

Nga ana tjetër, Arseld Kelmendi, duke folur nga Frankfurti, konfirmoi se interesi i qytetarëve shqiptarë në Gjermani është jashtëzakonisht i madh dhe se lëvizja ka marrë dhenë përmes platformave digjitale.

 

 

Jemi organizuar që të jemi me grupe për datën 3 në Bruksel. 

Thirrja ka qenë nga mesazhet e shumta që vijnë në rrjetet sociale, ka interes të gjerë, janë shumë qytete që na bashkohen, dhe ka shumë shtete të Evropës që do të jenë bashkë në këtë protestë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy