Pajisja e përgjimit duket se ka trazuar ujrat e politikës shqipëtre. Pas pezullimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar nga kryeministri Rama që të shkarëkojë menjëherë nga detyra Ministrin Tahiri.
Në një dalje për mediat, Basha ka kërkuar nga Prokuroria që të mos ndalet në koka turku, por t’i shkojë deri në fund hetimeve.



