
Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit për çështjen mes Ndini Tavanit, Bledar Maksutit dhe KLP-së, duke vënë në diskutim procedurën që çoi në emërimin e Maksutit në SPAK.
Gjykata Administrative konstatoi shkelje në procesin administrativ dhe i ngarkoi KLP-së të rishqyrtojë çështjen, pasi ky institucion ka kompetencën për të vendosur mbi shfuqizimin e vendimeve të veta.
Deri në zbardhjen e vendimit të arsyetuar, Bledar Maksuti do të vazhdojë të ushtrojë detyrën si prokuror në SPAK.
Gjykata vendosi pushimin vetëm për kërkimin që lidhej me shfuqizimin e vendimit nr. 186, datë 31.07.2024, të KLP-së, “Për emërimin në detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të prokurorit Bledar Maksuti” kërkim i cili ishte rrëzuar më parë nga Gjykata Administrative e Apelit.
Në këtë proces, Ndini Tavani kërkoi shfuqizimin e vendimeve të KLP-së për skualifikimin e tij, si dhe të vendimit për emërimin e Bledar Maksutit në SPAK.
Gjykata Administrative e Apelit ka konstatuar cenim të procesit të rregullt administrativ, për shkak se ishte marrë si i mirëqenë raporti i Komisionit të Posaçëm të ngritur pranë SPAK për Tavanin.
Për këtë arsye, gjykata i ka lënë një sërë detyrash KLP-së, e cila, sipas saj, është organi që ka diskrecionin për të shfuqizuar vendimin e vet për emërimin e Maksuti.
Edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Maksuti do të vijojë të ushtrojë detyrën në Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë, mbetet për t’u pritur zbardhja e vendimit të arsyetuar, për të kuptuar nëse edhe Gjykata e Lartë ka vlerësuar se i takon KLP-së të ushtrojë diskrecionin për shfuqizimin e vendimeve të saj të mëparshme.
Lidhur me këtë çështje drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi tha në studion e MCN Live se ka informacion se Gjykata e Lartë, ka vënë në diskutim statusin e Maksutit si prokuror i SPAK.
Dje në Gjykatën e Lartë është ndjekur në dhomë këshillimi një çështje që ka të bëjë me procedurën e emërimit si prokuror të Bledar Maksutit.
Sipas informacionit tim Gjykata e Lartë ka dhënë kolpo serioze dhe ka vënë në diskutim statusin e Maksutit si prokuror i SPAK.
Ka të bëjë me garën rreth tij, zotit Ndini Tavani, prokuror u Prokurorisë së Tiranës si prokuror i SPAK.
Është e paqartë mbi natyrën e vendimit, kam dyshime se është vënë në dyshim qenia e Maksutit si prokuror i SPAK.



