Aktorja Deljana Topulli në një rrëfim për jetën dhe eksperiencat e saj në skenë

Aktorja Deljana Topulli në një rrëfim për jetën dhe eksperiencat e saj në skenë

Aktorja Deljana Topulli e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka treguar se me mbylljen e shfaqjes “Indian Party” në qytetin e Durrësit aktualisht është mbyllur dhe ky sezon duke e quajtur veten zyrtarisht me pushime.

Ajo tha se i gjithë rrugëtimi i saj ka nisur me eksperiencën e saj te Kripmjalatëzat dhe se falë asaj sot është aktore.

Topulli tregon edhe eksperiencën e saj te Al Pazar vend ku është njohur dhe me bashkëshortin po aktor të cilët aktualisht janë prindër të një vajze.

Drupal Ad

 

 

 

U përmbyll cikli i Indian Party, Durrësi na ka pritur shumë mirë, kishte shumë publik dhe nuk ikte nga salla. Ishte hera e parë që luaja në rolin e një vajze të një komuniteti tjetër dhe isha në siklet, por me kalimin e kohës dhe me ndihmën e regjisores ja dola.

Fakti që e kam bashkëshortin aktor është e mirë përsa i përket profesionit, por aktorët këtu në Shqipëri nuk është se ka ndonjë ekonomi të mirë, ne duhet të jemi gjithmonë në kërkim të projekteve.

Kam pasur një fëmijëri shumë të bukur falë krip mjaltëzave sepse sot jam aktore falë asaj eksperience. Me krip mjaltëzat jam rritur dhe vazhdoj të kem ende shoqëri me të gjithë grupin. Përballja e vërtetë fillon në vitin e tretë të akademisë. Lekët që fitoja i përdorja vetëm për vete.

Para Al Pazar kam pasur një rol tjetër tek top channel dhe në atë kohë më thërrisnin të gjithë nona dhe jo në emër.  Pastaj erdhi Al Pazar aty jam njohur dhe me bashkëshortin. Ai më ftonte gjithmonë për kafe ndërsa unë ja shtyja vazhdimisht.

Pasi kemi dalë për kafen e parë vijoi njohja normalisht. Vajza ka ardhur në jetë në një moment që mendoja se nuk isha gati për tu bërë nënë dhe në fillim e kam përjetuar pak keq, por kur kam lindur vajzën falënderoj zotin që më ka dhënë.

Momentet më të vështira në karrierë mendoj gjithmonë kur më mbaron një projekt dhe fillon më kap një fazë 'depresioni' do ta quaja, dhe ndonjëherë detyrohem që të pranoj dhe projekte që nuk më pëlqejnë. E kam menduar më herët dhe emigrimin por tani jo më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy