Grevë në Burgun e Drenovës : Bëni Reformën në Drejtësi

Grevë në Burgun e Drenovës : Bëni Reformën në Drejtësi

Plot 137 të burgosur në Burgun e Drenovës në Korçë kanë nisur këtë të premte një grevë të pazakontë. Arsyeja e kësaj greve nuk lidhet me kushtet e jetesës por për përshpejtimin e reformës në drejtësi.

 

Të burgosurit,me ndihmën e ndonjë juristi që ndodhet pas hekurave i kanë dorëzuar drejtuesve të burgut listën e kërkesave. Kërkesa e parë e tyre është përshpejtimi i Reformës në Drejtësi dhe me tej ata kerkojne ndryshime në disa prej ligjeve që lidhen me dënimet e tyre. Të burgosurit duan zbutjen e dispozitave që mundësojnë dhënien e lirisë me kusht,futjen e amnistisë në Kushtetutë, zgjidhjen e vakumit ligjor për armëmbajtjen pa leje e kërkesa të tjera.

 

Burime nga burgu bënë me dije se greva e të burgosurve vjen kryesisht nga ata të cilët kanë ende më pak se dy vjet për të vuajtur para se të mund t’i rikthehen lirisë dhe kjo nuk ka lidhje me pakënaqësi lidhur me kushtet e burgut, por vetëm me kërkesa të tyre.

 

Kjo është hera e parë në vendin tonë që të burgosurit bëjnë grevë për miratimin e Reformës në Drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy