Një ditë pas prezantimit të paketës së dytë të ndihmës për biznesin ekspertët janë skeptikë nëse ajo do të mbulojë nevojat e të punësuarve dhe atyre që kanë humbur punën në biznesin e madh.
Zef Preçi dhe Ardian Civici thonë se nevojitet transparencë më e madhe sesi për zbatimin dhe se duhen gjetur mekanizma për të mos çuar në nivele alarmante borxhin publik.



