Harta gjyqësore në Kushtetuese, Hoxha: Duhet të ketë kthim pas, është cenuar aksesi i qytetarëve në drejtësi (VIDEO)

Harta gjyqësore në Kushtetuese, Hoxha: Duhet të ketë kthim pas, është cenuar aksesi i qytetarëve në drejtësi (VIDEO)

Avokati Arlind Hoxha tha në studion e MCN Live se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të lërë në fuqi shkrirjen e 18 gjykatave pasi kjo reformë ka sjellë problematika në të gjithë sistemin gjyqësor.

Duke vijuar më tej, Hoxha shtoi se pas 8 muajve që kur u implementua harta e re gjyqësore, numri i dosjeve stok vetëm është rritur, dhe po ashtu është cenuar aksesi i qytetarëve të drejtësi.

Duhet të ketë kthim pas. Kjo reformë duke qenë se erdhi si pasojë e moskonsultimit me ekspertët e fushës, duhet të kthehet se ka sjellë problematika në sistemin gjyqësor, ku cenohet aksesi i qytetarit në gjykatë, rriten kostot që ka qytetari kundrejt avokatit dhe rrugës që duhet të bëjë, edhe për ne avokatët dhe ngërçin që kanë gjykatat.

Në Gjykatën e Lartë ka 25 mijë dosje stok, në Gjykatën e Apelit ka 36 mijë dosje stok.

Pas 8 muajsh të reformës ky numër vetëm rritet, është cenuar aksesi në drejtësi për qytetarët.

Koston e drejtpërdrejtë e ka qytetari, duke paguar më shumë avokatin, duke paguar dhe transportin që të vijë nga Vlora në Tranë, apo nga Gjirokastra në Tiranë ku aksesi duhet të ishte më i lehtë në vendet respektive. Është rritur dhe kostoja e shtetit, edhe kostot për çështjet penale, për transportin e të burgosurve, ka vonesa që lidhen me oraret e gjyqeve.

Më tej, Hoxha tha se zëri i avokatëve nuk u mor parasysh në implementimin e hartës së re gjyqësore pasi të gjitha vendimet ishin marrë.

Po ashtu Hoxha theksoi se mungesa e aksesit të qytetarëve në drejtësi po sjell një sërë pasojash të tjera.

Avokatët e kundërshtuan hartën e re gjyqësore duke dhënë me argumente pasojat që do sillte. Kjo nuk ishte e mjaftueshme, as protestat, as bojkotimi i gjyqeve. Zëri i avokatëve nuk u mor parasysh në momentin e implementimit, ishin marrë të gjitha vendimet. Ishte vendosur që të implementohej.

Pas 8 muajsh shohim pasojat dhe këto pasoja do të bëjnë Gjykatat Kushtetuese të marrin vendimin që të kthehen pas .

Kjo reformë që ka prekur gjykatat po largon shërbimet dhe mungesa e aksesit në drejtësi po sjell një sërë pasojash. Janë zhvilluar 3 seanca, pritet një vendim brenda 30 ditësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy