
Qeveria Shqiptare ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.
Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, për "MCN live", e quan këtë një pikë uji në oqean, teksa nisma atë tilla të suksesshme në vendet me institucione të forta
Kjo është një pikë në oqean, në kushtet kur s’ka as bazë ligjore, as bazë institucionale, as bazë laboratorike, as konsumatorë, është e kuptueshme që Shqipëria nuk është asgjëkundi në hartën e këtij prodhimi dhe është thjesht një shashkë në kohë krize për të ngjallur shpresë tek të pashpresët
Edhe dështimet tjera kanë treguar se nisma të tilla nuk kanë arritur asnjëherë në kushtet e legalizimit.
Ndërmarrja e nismave të tilla duke u vendosur në kushtet ekonomike është e suksesshme në vendet që kanë institucione të forta, që kanë kontrolle mbi territore, që kanë nivel të ulët të informalitetit, ndërkohë që kërpi përdoret për litar anijesh, për industrinë farmaceutike, dhe nevojat në botë janë qindra herë më të vogla, dështimi i Maqedonise së veriut, është treguesi më i qartë.
Për ekspertin Preçi, pas këtij projektligji nuk shfaqet asnjë grup interesi.
Është e qartë që ky projektligj së bashku me atë të aminstisë , pas tyre nuk shfaqet asnjë grup interesi, duke e përdorur fillimisht si konsultim publik dhe ndoshta si rast për ta tërhequr, por nuk ka kompani që të ketë eksperiencën për kultivimin e kanabisit.



