Arrestohet në aeroportin e New York ish-agjenti i FBI-së, lidhje me oligarkun rus

Arrestohet në aeroportin e New York ish-agjenti i FBI-së, lidhje me oligarkun rus

Një ish-agjent i FBI-së është arrestuar për lidhjet e tij me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Charles McGonigal, ish-agjent special i ngarkuar për kundër-terrorizmin në zyrën e FBI-së në New York - u ndalua në aeroportin John Fitzgerald Kennedy, duke u kthyer nga Sri Lanka. McGonigal, i cili ishte larguar nga agjencia federale në vitin 2018, akuzohet për shkelje të sanksioneve të SHBA-së duke u përpjekur që Deripaska të hiqet nga lista e sanksioneve amerikane.

Ish-agjenti i FBI-së, sipas raportimeve të New York Times, akuzohet se ka marrë pagesa nga Deripaska në këmbim të hetimeve ndaj rivalëve të oligarkut rus.

Deripaska, një manjat alumini me lidhje me Presidentin rus Vladimir Putin, ishte klient i Paul Manafort, ish-menaxherit të fushatës së Donald Trump.

McGonigal u deklarua i pafajshëm përmes avokatit të tij.

Charlie i ka shërbyer në mënyrë efektive Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dekada.

Ne kemi vlerësuar akuzat e bëra nga qeveria dhe presim të shohim provat mbi të cilat bazohen.

Kështu shpjegoi avokati i ish-agjentit.

Pavarësisht komploteve të rrezikshme, sanksionet perëndimore të vendosura për luftën në Ukrainë po godasin rëndë oligarkët rusë: sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, miliarderët e Putin humbën pothuajse 95 miliardë dollarë në vitin 2022, e barabartë me 330 milionë në ditë që kur Kremlini pushtoi Ukrainën.

Humbësi i madh ishte Roman Abramovich, ish-pronari i Chelsea FC, me pasurinë e tij të rënë 57% në 7.8 miliardë dollarë. Sipas statistikave, Abramovich ishte një nga oligarkët e parë që iu nënshtrua sanksioneve britanike më 10 mars, pasi Britania e akuzoi atë se kishte “lidhje të qarta” me regjimin e Vladimir Putinit dhe se ishte pjesë e një grupi biznesmenësh rusë që i kanë “duart me gjak”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy