Operacioni “fijet” do të niste më 14 Janar 2023 nga Shkodra, qyteti verior njohur edhe për përplasjet e forta në botën e krimit.
Në kamerat që hoqën blutë e shkodrës, nuk munuan edhe ato pata vetë dretjorisë së policisë së këtij qyteti vendosur për të monitoruar lëvizjet e policisë.
21 Kamera ishte faza e parë e operacionit “fijet” në vende dhe sheshe publike, 8 në aksin rrugor nga rrethrotullimi "5 Heronjtë" deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi "5 Heronjtë" deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.
Këto pajisje monitorimi ishin të gjitha të kontrollueshme në distancë nëpërmjet celularit dhe asnjë server apo kartë memorie nuk u sekuestrua për llogari të hetimeve.
Pa kaluar 48 orë nga aksioni i 14 Janarit, policia e shkodrës do të zbriste sërish në terren. Këtë herë duke hequr edhe 38 kamera të tjera.
Të vendosura këto në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.
Por si ishin vendosur këto kamera në Shkodër?
Sipas policisë “Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.
Ja se çfarë thotë ligji në fjalë:
Neni 121
Ndërhyrje të padrejta në jetën private Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi, regjistrimi ose transmetimi i fjalëve, fiksimi, regjistrimi ose transmetimi i figurave, si dhe ruajtja për publikim apo publikimi i këtyre të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Sipas këtij neni kjo shkelje ligjore konsiderohet kundravajtie penale dhe Jursitët Saimir Vishaj dhe Arbër Hoxha e cilësojnë në emisionin "Fact Check" aksionin një show dhe pa baza ligjore për të marrë ata që i vendosën kamerat të pandehur.



