
Historia e Malika-s është cilësuar si ‘tronditëse’ dhe prej ditësh emri i saj qarkullon në rrjetet sociale. E reja disa muaj më parë u gjend e hedhur nga shtëpia pa para dhe rroba, dhe e kërcënuar nga prindërit e saj për faktin e thjeshtë të të qenit homoseksuale.
Disa nga emrat e njohur të ekranit në Itali, si Fedez dhe Elodie dolën në fushë në mbështetje të komunitetit LGBT dhe ishin të parët që ndanë historinë e vajzës në rrjetet e tyre sociale. Ata denoncuan çështjen dhe treguan se si Italia ka nevojë për një ndryshim që gjithashtu dhe mbi të gjitha përfshin miratimin e Ligjit Zan, që del në mbështetje të viktimave të urrejtjes homotransfobike dhe dhunës fizike dhe verbale.
Kush është Malika dhe çfarë i ndodhi?
Malika Chalhy është një 22-vjeçare nga Castelfiorentino, në provincën e Firences. Në janar, ajo u shkroi një letër prindërve duke thënë se ajo ra në dashuri me një vajzë dhe u kërkoi të pranonin orientimin e saj seksual. Ajo e dinte që ata “nuk do ta prisnin mirë”, por kurrë nuk priste një reagim kaq të dhunshëm.
"Pasi gjeti letrën, nëna ime më dërgoi disa mesazhe në Whatsapp", tha vajza për Fanpage. Nga telefoni nisën ofendime, kërcënime me vdekje dhe fraza të paimagjinueshme: "Ta shpif, lezbike, nëse ju shoh do t'ju vras. Mos ma sill në shtëpi atë ku*vë në shtëpi sepse i preva fytin, shkatërrove familjen tonë. Të uroj tumor, je rrënimi i familjes, më mirë një vajzë e varur nga droga sesa një lezbike".
Në atë moment Malika u detyrua të largohej nga shtëpia, ajo u përpoq të merrte të paktën sendet e saj personale, por në prani të karabinierëve, nëna e saj bëri sikur nuk e njihte. Ata madje ndryshuan kodin për të mos lejuar që të hynte përsëri. Vajza u gjend brenda natës pa një vend për të qëndruar ose pa para të mjaftueshme për të mbajtur veten. Për më tepër, sikur të mos mjaftonte kjo, kërcënimet me vdekje nga familja e saj vazhduan ta detyronin të raportonte duke kaluar nëpër kanale ligjore.
Personazhet e njohur dhe aktivistë kanë hapur një llogari në ‘Gofundme’ për të mbledhur fonde për t’i ardhur në ndihmë.
Burimi: Cosmpolitan.it



