Gjykata e Lartë rishikon praktikën e arrestit/ Nuri: Duhet të argumentohet me prova pse kërkohet “arrest me burg” dhe jo e kundërta (VIDEO)

Gjykata e Lartë rishikon praktikën e arrestit/ Nuri: Duhet të argumentohet me prova pse kërkohet “arrest me burg” dhe jo e kundërta (VIDEO)


Gjykata e Lartë ka vendosur rishikimin e praktikës gjyqësore për masën e “arrestit me burg”. 

Kolegjet e Bashkuara kanë qartësuar se vendimet e gjykatave për masat e sigurisë duhet të jenë të arsyetuara, duke shpjeguar pse vendoset “arrest me burg” dhe jo një masë alternative.

 

Avokati Franc Nuri, në një intervistë për “MCN Live”, thekson se ky vendim rrit ndjeshëm standardin e verifikimit të provave dhe kërkon dosje më të plota dhe të mbështetura në fakte.

 

Bëhet fjalë për një vendim unifikues me forcë ligjore, i cili detyron gjyqtarët të zbatojnë këtë standard në çdo rast.

Në aspektin praktik, kjo sjell më shumë garanci për të pandehurit, pasi prokuroria do ta ketë më të vështirë të kërkojë masën më të rëndë pa prova të forta. 

 

Pasi një person arrestohet dhe brenda 48 orëve paraqitet në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, tashmë gjykata është e detyruar të analizojë në mënyrë të detajuar pse nuk zgjidhen masa më të lehta, si arresti në shtëpi, detyrimi për paraqitje, garancia pasurore apo ndalimi i daljes jashtë vendit.

 

Më parë kjo analizë shpesh mungonte, pasi prokuroria paraqiste kërkesën për arrest me burg duke u mbështetur në rëndësinë e veprës penale dhe rrezikun e largimit apo prishjes së provave, ndërsa gjykatat nuk hynin në shqyrtim të thelluar të alternativave.

 

Ky ndryshim, do të sjellë edhe një ngarkesë më të madhe për gjykatat, pasi çdo vendim do të kërkojë analizë më të detajuar dhe kohë më të gjatë shqyrtimi.

 

Nuri sjell edhe shembullin e rasteve të zyrtarëve të lartë, duke theksuar se prokuroria do të duhet të zgjedhë mes kërkimit të masave alternative për të shmangur rrëzimin në gjykatë, ose të paraqesë kërkesa për “arrest me burg” vetëm kur dosja është pothuajse e plotë dhe e mbështetur fuqishëm në prova.

 

Teorikisht duhet të ketë lehtësi për faktin se masat e arrestit me burg, konsiderohet si masa me ekstreme që do të thotë se prokurori te jepet me këtë vendim tendencën ose te zgjedh masat te tjera alternative në mënyrë që të mos rrezohet nga gjykata, ose nëse do të dërgosh masën e ‘arrestit me burg’ përgatitu mirë sepse gjykata mund të thotë se ‘bazuar në këtë vendim ndikues dhe thotë se nuk ta mbaj dot ne burg këtë personin, se ti s’më ke sjell prova te mjaftueshme’.

 

Prandaj janë te dyja anët e medaljes. 

Ose do duhet qe prokuroria te uli standardin dhe për zyrtarët e lartë të arrestuar psh, te mos kërkoj arrestin me burg, si mase me ekstreme ose te kërkoj arrest shtëpie, ose një masë më të butë dhe kur gjykata te ketë mundësi me tepër ta ta pranojë ose kur ta kërkojë ‘arrestin me burg’ , dosja te jete pothuajse e plote, e kopsitur, pra provat të jenë të gjitha aty. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy