Çani: Rama vuan prej kohësh “sindromën e Zeusit”, nuk ka lidhje me tokësorët, nuk i kupton fare njerëzit

Çani: Rama vuan prej kohësh “sindromën e Zeusit”, nuk ka lidhje me tokësorët, nuk i kupton fare njerëzit

Gazetari Arjan Çani, në emisionin “Të paekspozuarit”, në MCN tv, teksa foli për protestën që do të mbahet nga opozita më 12 nëntor, tha se organizimi i protestave nga partitë politike, është energji e hargjuar dëm.

Sipas tij, ato arrihen nëse organizohen pa ndërprerë dhe arrijnë efektin ndërsa tha se Edi Rama, vuan nga sindroma e Zeusit dhe nuk i kupton njerëzit që kanë halle e protestojnë.

Në parim jam kundër protestave që organizojnë partitë politike, sepse për mua është energji e hargjuar dëm, i vetmi rast kur do të kishte vlerë organizmi i një protestës nga partitë politike është që do të ishte pa pushim, jo tu themi njerëzve “mirupafshim takohemi herës tjetër”.

Jam pro protestave por jo të organizuar nga partitë politike, jo të jenë ato në krye.

Nëse arrin ta bëjnë pa ndalim, hallall. Unë mendoj që nuk u ka shkruar njerëzve ende thika në palcë prandaj nuk ngritën, njerëzit ngriten kur shohin se humbasin diçka,

Në një vend si Shqipëria, ku është një regjim hibrid ku normalisht Edi Rama, do përgatis popullin për ta bërë monarki parlamentare, i ka mundësitë.

Ti kë një kryeministër që vuan prej kohësh nga sindroma e Zeusit, nuk ka lidhje me tokësoret ai, më beso për këtë gjë, dhe nuk i kupton fare njerëzit dhe nuk ka faj fare, Shqipëria është një vend mbi 60% informal, lere se çfarë thonë statistikat, imagjinoni sikur të bëj reformën e tokës, atëherë do të dalin të gjithë në rrugë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy