Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nënshkruar këtë të hënë një marrëveshje me Kryetarin e Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi për grumbullimin dhe menaxhimin e mbetjeve.
Sipas marrëveshjes së arritur, Bashkia Tiranë do të marrë nga ajo e Veronës eksperiencën për pastrimin e qytetit. Veliaj e cilësoi shumë të rëndësishme marrëveshjen e arritur pasi Verona është një nga bashkitë model në Europë që pastron dhe menaxhon vet mbetjet e qytetit.



