
Ngritja e SPAK-ut dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm janë dy sfidat që presin Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Kreu i këtij të fundit, Gent Ibrahimi, tha sot se po punohet për finalizimin e garës për Prokurorin e Përgjithshëm.
“Kemi përpara dy sfidat kryesore: ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Do të vijojmë një proces transparent dhe efficient për vlerësimin e magjistratëve me profil prokuror”, ka thënë Ibrahimaj.
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi buxhetin për vitet 2020-2022.



