
Në tetor të vitit 2021 kryeministri Edi Rama paralajmëroi krizën energjitike ku po hynte vendi duke parashtruar edhe planin e masave me tre pika.
Edi rama sinkronë
“Së pari garantimin me enrgji elektrike për të gjithë, së dyti mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritje e çmimit të energjisë dhe së treti dhënien një fondi likuid prej 100 milionë euro në fund të vitit të kaluar dhe 100 milionë euro në fillim të këtij viti për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2”.
Por pavarësisht ndihmës së qeverisë për operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike, për ti ardhur në ndihmë përballimit të faturave me çmim të rritur të energjisë të energjisë, OSHEE duket se ka tendera për të realizuar.
Nga hulumtimet e bëra në agjensinë e prokurimit publik, emisioni investigativ xhadat, midis prokurimve të bëra nga oshee, ajo që na ran ë sy ishte një prej prokurimeve të muajit maj, për Marrje mjetesh motorike me qera operacionale me afat 3 vjecar. Në njoftimin e shkurtuar të kontratës ky prokurim kap vlerën e mbi një million e 63 mijë eurove, për 26 automjete, 4 prej të cilave janë suv ose fuoristrada.
Në dokumentet standarte të tenderit janë edhe përcaktimet teknike për automjetet që do merren me qira, të cilat duhet të jenë te reja me kilometrazh 0 dhe të jenë minimumi prodhim i viti 2021 dhe të jenë elektrike.
Por ky nuk është tenderi i parë që OSHEE merr makina me qira.
Në vitin 2020 janë marrë me qira 155 automjete të cilat janë prokuruar me vlerën 4.8 miliardë lekë të vjetra ose 4 milionë euro, I cili është fituar nga një operator I vetëm në garë, par pa garë.
Ndryshimet midis këtyre prokurimeve janë të dukshëme në vlerë, pasi në 2022 automjetet janë prokuruar rreth 58% më shtrenjtë.
Nga viti 2015, OSHEE sha ka zhvilluar 12 tendera me objekt “qira operacioanle automjetesh”, me vlerë 13.1 miliardë lekë të vjetra, duke theksuar se në këtë vlerë përfshihen tenderat e mirëmbajtjes dhe pjesëve të këmbimit të automjeteve të OSHEE sha, bashkë me të cilat vlera shkon 19.1 miliardë lekë të vjetra ose mbi 16 milionë euro, nëpërmjet 19 tenderave, për këtë zë.
Prej disa vjetësh OSHEE jo vetëm nuk e ka ulur borxhin e saj por e ka thelluar atë.
Ndërkohë që prokurimi i fundit, i cili është me vlerën 58 % më të lartë për automjetet që do merren me qira, se prokurimet e mëparshme, bëhët pikërisht në kohën kur vendi ynë ende nuk ka dalë nga kriza, ku këtu nuk kuptojmë vetëm krizën energjitike.



