
Administrata Trump konfirmoi të shtunën se ambasadori i saj në Izrael, David Friedman, do të drejtojë të komitetin e përbashkët izraelito-amerikan që do të diskutojë mbi aneksimin nga Izraeli të vendbanimeve të Bregut Perëndimor. Ngritja e këtij komiteti u njoftua nga Trump muajin e kaluar kur ai bëri publik planin e tij të paqes në Lindjen e Mesme. Sipas këtij plani, Izraeli do të vendoste sovranitetin e tij në territorine e Bregut Perëndimor në këmbim të pjesëve të jugut të Izraelit dhe një grupi qytetesh me shumicë arabe në veri. Qëllimi i pjesëmarrësve, siç tha Trump, është të "shndërrojë hartën konceptuale" të paraqitur në plan në një "interpretim më të hollësishëm dhe të kalibruar në mënyrë që njohja të arrihet menjëherë". Përveç Friedman, anëtarët e tjerë të komitetit amerikan do të përfshijnë këshilltarin e Friedman për politikën, Aryeh Lightstone dhe Scott Leith, një ekspert i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Izrael. Anëtarët izraelitë të komitetit janë edhe ministri i Turizmit, Yariv Levin, dhe ambasadorin e Izraelit në Shtetet e Bashkuara, Ron Dermer. Faqja izraelite e lajmeve Ëalla raportoi javën e kaluar se asnjë përfaqësues i ushtrisë izraelite nuk do të marrë pjesë në punimet e komitetit, përkundër faktit se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit administrojnë pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor. Përbërja e komitetit u raportua për herë të parë të shtunën nga e përditshmja pro Netanyahut, “ Israel Hayom”. Njoftimi është përdorur që atëherë për të forcuar fushatat e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe partisë së tij Likud përpara zgjedhjeve parlamentare të 2 marsit.



