Protesta e 29-të/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, të vendosur deri në dorëheqjen e Ramës

Protesta e 29-të/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, të vendosur deri në dorëheqjen e Ramës

Aktualisht po zhvillohet protesta e 29-të radhazi, ku qytetarë kanë marshuar edhe këtë të diel nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 

Protesta, e cila nisi fillimisht nën moton “Shqipëria nuk është në shitje”, në kundërshtim me ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, është zgjeruar tashmë në një lëvizje më të gjerë kundër sistemit aktual politik.

 

Protestuesit kanë paraqitur një sërë kërkesash që përfshijnë largimin e kryeministrit, anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, krijimin e një qeverie teknike, si dhe largimin e “kastës së vjetër” politike.

 

Ndërkohë, më shumë detaje nga situata në terren sjell gazetarja Jonida Cakoni, e cila në një lidhje me MCN TV deklaroi se ka nisur grumbullimi i protestuesve të cilët më pas marshojnë paqësisht drejt kryeministrisë.

 

Ka nisur mbledhja dhe grumbullimi i qytetarëve, të cilët më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Kërkesat mbeten të njëjta, nga anulimi i projektit të resortit deri te dorëheqja e Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike.

 

Prania e tyre ka filluar të rritet dhe në orët në vijim pritet të mblidhen edhe më shumë qytetarë, me rënien e temperaturave. Deri tani nuk është shënuar asnjë incident, njësoj si në ditët e kaluara, ku qytetarët kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit në mënyrë paqësore.

 

Shumica e protestuesve janë optimistë dhe deklarojnë se do të vijojnë protestat deri në dorëheqjen e kryeministrit. Duket sikur ka një rënie të lehtë të pjesëmarrjes, por për shkak dhe të temperaturave në orët e mbrëmjes, protestuesve u bashkohen më shumë qytetarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy