“Të hiqet taksa e qarkullimit”, Bogdani: Në Kosovë nafta shumë më lirë, Shqipëria ka kontrabandë

“Të hiqet taksa e qarkullimit”, Bogdani: Në Kosovë nafta shumë më lirë, Shqipëria ka kontrabandë

Ish-deputeti i PD Gerdi Bogdani deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se protestat në Shqipëri nuk janë për pasojat e luftës në Ukrainë, por për spekulimet e oligarkëve.

Kjo është një protestë qytetare, jo partiake sepse çmimi i karburantit i prek të gjithë. Shqiptarët janë sot në luftë për mbijetesë. Nga ana tjetër ka një qeveri arrogante që reagimi i parë që bën është, mos merrni makinën kur blini cigare, kjo është e turpshme. Ke një kryeministër që thotë edhe 45 mijë veta të dalin në shesh nuk i ul çmimet e naftës, pse, sepse do të fitojnë oligarkët. Sot kemi lekë për të paguar Malumën, kjo është turp. 3 mijë lekë në muaj, është një thes miell për tre muaj për pensionistët. Thjesht është afruar nga korriku në prill, nuk është marrë asnjë masë shtesë. Sa i përket transportit publik kryeministri mjafton të heqë taksën e qarkullimit. Flota e autobusëve është e përgjysmuar. Sot janë të ngjeshur si sardele dyfish dhe bashkia s’merr asnjë masë. Protestat janë për spekulimet e oligarkëve. Në asnjë vend të Evropës nuk ke pasur një rritje të tillë çmimesh. Nuk është turp që qytetarët protestojnë, turp është që kryeministri nuk i ndihmon.

Bogdani tha se në Shqipëri ka një oligopol dhe duhet të nisë një hetim përse çmimi u ngrit dhe u ul njëherazi nga të gjithë operatorët. Po ashtu ai u shpreh se qeveria s’vjen taksat e duhura sepse ka shumë kontrabandë.

Kryeministri s’ka pse ta kthejë në komunizmin dhe të vendosë ai çmimin. Minimalisht të heqë taksën e qarkullimit. Të fillojë një hetim pse u ngrit çmimi nga të gjithë operatorët, ka një oligarki, ka një oligopol, sepse ashtu siç u ngrit, u ul. Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut nafta është shumë më lirë, në Shqipëri shumë më lartë. Qeveria nuk vjel taksat e duhura sepse ka shumë kontrabandë. Kryeministri të fillojë kontrollet për këtë treg.

Prokuroria e ka për detyrë të fillojë hetimet. Nëse kryeministri do që të dëgjojë vetëm oligarkët. Balluku tha ulini çmimet se do u djegin pikat e karburantit, i quan qytetarët si barbarë. Me ndjenjë frike dhe përbuzje ndaj qytetarëve. Në këto raste Prokuroria dhe drejtësia e re kanë shumë për të vepruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy