Armët bërthamore në Evropë, ku ndodhen dhe sa janë

Armët bërthamore në Evropë, ku ndodhen dhe sa janë

Kërcënimi i Vladimir Putinit se Rusia ka armë të cilat janë në gjendje për të arritur në territoret e Perëndimit, nuk i lë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian indiferent.

NATO nuk do të ishte e papërgatitur për mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, edhe nëse arsenali është zvogëluar në mënyrë progresive gjatë dekadave.

SHBA i vendosi armët e saj bërthamore në bazat e NATO-s pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duke filluar në vitet 1950.

Sipas CFR, Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë (një qendër studimore amerikane e specializuar në politikën e jashtme), armët taktike bërthamore të markës amerikane janë të vendosura në gjashtë baza në pesë vende anëtare të aleancës, Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë, Luksemburg dhe Turqi.

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, të cilat kanë forcat e tyre bërthamore, nuk kanë më armë amerikane.

Sipas disa ekspertëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kenë rreth njëqind bomba bërthamore të vendosura në këto gjashtë vende.

Megjithatë, arsenali është zvogëluar gjatë viteve pas disa marrëveshjeve për armët bërthamore, veçanërisht falë Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) në 1987 midis Uashingtonit dhe Moskës.

Arsenali bërthamor i SHBA-së në Evropë përbëhet tërësisht nga bomba të gravitetit B61, të dizajnuara për t’u hedhur nga bombarduesit aleatë ose avionët luftarakë.

Në shërbim për më shumë se 50 vjet, B61, sipas faqes së internetit të CFR, është arma e fundit taktike bërthamore që ende zotërohet nga SHBA.

Prania e armëve bërthamore në tokën evropiane u vendos për të qetësuar anëtarët e NATO-s, gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, në rast të një sulmi të konsideruar shumë të mundshëm nga Bashkimi Sovjetik.

Ndërkohë Rusia ka raketa balistike ndërkontinentale, nëndetëse dhe bombardues të rëndë.

Këto armë janë të vendosura në vende të ndryshme ushtarake në territorin e saj të madh.

Megjithatë, analistët nga disa vende të Bashkimit Europian kanë ngritur prej kohësh dyshime për praninë e armëve bërthamore në Kaliningrad, enklava ruse midis Polonisë dhe Lituanisë.

Zyrtarisht, Moska e ka mohuar gjithmonë këtë, ndonëse, sipas CFR, një zyrtar i qeverisë ruse në vitin 2018 konfirmoi dërgimin e raketave Iskander me aftësi bërthamore në Kaliningrad.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy