Makina godet turmën e njerëzve në New Orleans, 10 të vdekur e 30 të lënduar

Makina godet turmën e njerëzve në New Orleans, 10 të vdekur e 30 të lënduar

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar pasi një veturë është futur në turmën e njerëzve në “Bourbon Street” të New Orleansit, SHBA në orët e para të vitit 2025, njofton AP.

Agjencia e Emergjencave e New Orleansit (NOLA Ready) ka njoftuar për ngjarjen, ndërsa u ka këshilluar qytetarëve që ta evitojnë atë zonë. Policia e New Orleansit në SHBA më herët të mërkurën njoftoi për një incident me disa viktima. 

Është thënë se të lënduarit janë dërguar në pesë spitale lokale. 

FibankGuvernatori i Louisianas, Jeff Landry, në një postim në platformën “X” e ka dënuar aktin. 

Një akt i tmerrshëm dhune ndodhi në ‘Bourbon Street’ më herët këtë mëngjes...Ju bëjë thirrje të gjithëve që janë afër që ta evitojnë zonën”, ka shkruar Landry. 

Rruga Bourbon, e famshme për baret dhe klubet e saj të shumta, raportohet se tani është mbyllur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy