
Pas vendosjes së masa reciproke nga ana e shtetit të Kosovës, Ministria e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut ka reaguar nëpërmjet një komunikate me shkrim ka informuar se të hënën do të mbajnë një mbledhje ku do të diskutojnë rreth kësaj çështjeje.
“Ministria e ekonomisë të hënën organizon mbledhje me më shumë organe dhe institucione me qëllim që të gjendet një zgjidhje me problemin që ndodhi me eksportin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia e Veriut në Kosovë. Në mbledhje përveç Ministrisë së Ekonomisë do të marrin pjesë edhe Ministria e Bujqësisë, Drejtoria e Doganave, Agjencia e Ushqimit dhe institucione të tjera”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.
Aty sqarohet se në mbledhje do të merren masa për zgjidhjen e pasojave nga masat reciproke që i vendosi Kosova.



