Nisja e sezonit turistik, Guçe: Vaksinimi, marketingu më i mirë për të pritur turistët (VIDEO)

Nisja e sezonit turistik, Guçe: Vaksinimi, marketingu më i mirë për të pritur turistët (VIDEO)

Ekspert i çështjeve ekonomike Daniel Guçe i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV ka diskutuar mbi situatën ekonomike në vend ku vuri theksin te vaksinimi i popullatës dhe stafeve si marketingun më të mirë në çeljen e këtij sezoni.

Mendoj se marketingu më i mirë në çelje të këtij sezoni turistik është vaksinimi i popullatës, stafeve, një marketing për të pritur turistët vendas dhe të huaj. Gjithsesi jetojmë në një fazë pandemia prandaj pritet sezonin tjetër një verë më e çliruar por në krahasim me vendet e rajonit jemi më mirë. Prandaj mëshoj se vaksinimi është kryesorja. Në perceptimin e turizmit është një iniciativë e mirë përsa i përket qasjes se turistëve në vendin tonë”, u shpreh Guçe.

Intervista e plotë:

Qeveria ka parashikuar që ketë vit të ketë rritje ekonomike. Edhe Banka e Shqipërisë në raportimin e fundit thekson se Ekonomia po ringrihet, rritja është 5,3%. A po reflektohet kjo tek të ardhurat dhe çfarë po bëhet për ta ndihmuar biznesin.

Guçe: Në fakt nuk dua ti qasem sa do jetë rritja ekonomike por vitin e kaluar kaluam një vit të vështirë nga ana ekonomike, paketa e parë dhe e dytë ishte një masë lehtësuese, nuk do të thotë se ka qenë situatë e lehtë, por ka qenë parandaluese për të çuar në faliment ndërmarrjet. Eksportet e muajit prill kemi një rritje gati 92% nga viti i kaluar. 0 tatim fitimi për bizneset e vogla do jetë një masë që do japi efektet e saj për rritjen ekonomike.

Të ndalemi pak për të folur  për projektin EUSAIR, nisma adriatio-joniane, çfarë përfiton Shqipëria meqënëse ka marrë kryesimin?

Guçe: Në fakt është bashkëpunimi rajonal mes vendeve, të cilat duke shkëmbyer eksperiencat do jetë një model shumë i mirë. Kryesojnë shtyllën e turizmit Shqipëria dhe Kroacia që do të jenë si pilot në këtë sezon.

Cilat janë sfidat ekonomike në mandatin e tretë të Partisë Socialiste. Objektivat dhe premtimet për 4 vitet e ardhshme?

Guçe: Në opinionin tim është rindërtimi dhe vaksinimi si parësore e kësaj qeverisje. Më pas vijnë bujqësia dhe turizmi si dhe përthithja e investimeve të huaja.

Po për investimet e huaja si është parashikimi për këtë 4 vjeçar?

Guçe: Mendoj se do jetë një klimë më e mirë për të bërë biznes në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy