
SHBA dhe Gjermania kanë dhuruar 650 mijë vaksina kundër Covid për Kosovën. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Financave, Besnik Bislimi dhe vaksinat pritet të vijënë në Kosovë në fillim të muajit shtator.
Sipas Bislimit 500 mijë vaksina janë dhuratë nga SHBA dhe mbërrijnë në vend më 6 shtator nga programi COVAC dhe 150 janë nga Gjermania. Deri më sot Kosova ka arritur të vaksinojë 256.235 qytetarë me dozën e dytë.



