Atentati ndaj prokurorit/ Redjan Rraja del sot para gjykatës

Atentati ndaj prokurorit/ Redjan Rraja del sot para gjykatës

Ditën e sotme në orën 14:00 gjykata do të japë masën e sigurisë për 34-vjeçarin Redjan Rrajën, nga Nikla e Fushë-Krujës, një nga të arrestuarit për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ndaj tij rëndojnë akuzat: ‘vrasje të funksionarëve publik’, ‘vrasje e mbetur në tentativë’ e ‘armëmbajtje pa leje’. Për të Prokuroria kërkon masën e sigurisë “arrest me burg”.

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.

Policia dyshon se përveç tij, të përfshirë në këtë atentat janë edhe 3 persona të tjerë. Ndërkohë që Redjan Rraja, njihet edhe si mjeku stomatolog  që prishi provat në vrasjen e Elton Cicos, ngjarje e ndodhur më 1 maj 2016. Emri i Redjan Rrajës, u dëgjua sërish vitin e shkuar kur ish-oficeri Emiljano Nuhu denoncoi kërcënimin e marrë nga Rraja dhe kushëriri i tij, Ramazani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy