VIP-at e turizmit "denoncojnë" komentet negative/ Karanxha: Edhe nëse prona është problematike, biznesi nuk duhet dëmtuar (VIDEO)

VIP-at e turizmit "denoncojnë" komentet negative/ Karanxha: Edhe nëse prona është problematike, biznesi nuk duhet dëmtuar (VIDEO)

Policia e Shtetit është vënë në lëvizje pas kallëzimeve të një grupi biznesmenësh të sektorit të turizmit, të cilët pretendojnë se platformat e tyre online po sulmohen me komente negative të koordinuara, që synojnë të dëmtojnë aktivitetin e tyre.

 

I ftuar në “MCN Live”, avokati Ervin Karanxha u shpreh se, pavarësisht problematikave të njohura me pronësinë në Shqipëri, dëmtimi i një biznesi përmes komenteve të organizuara nuk është zgjidhja.

 

Është e vërtetë që çështja e pronës në Shqipëri mbetet problematike prej vitesh. 

 

Ka raste kur biznese kanë zënë hapësira publike apo kanë kufizuar aksesin në plazh, por kjo është një çështje tjetër dhe përgjegjësia bie mbi shtetin që nuk e ka zgjidhur këtë problem.

 

Në asnjë vend të botës, nuk ndodh kështu, një pjesë e biznesit që kanë zënë detin. Por kjo nuk do te thotë që revew-të të të thonë për shërbimin që ofron, ti jep një vlerësim. 

 

Tani kjo nuk ehte faqe ne kuptimin që ti flet për si është marrë toka, ajo është problematike tjetër, ajo është faji i shtetit shqiptar që kanë 3 ose 4 veta janë pronar dhe u kana rënë në qafe ish-pronarëve, bile ata janë të vërtetë. 

 

 

Sipas tij, komentet dhe vlerësimet në platformat online duhet të lidhen me cilësinë e shërbimit që ofron një biznes dhe jo me mënyrën se si është përfituar prona ku ai ushtron aktivitetin.

 

Fakti që prona mund të jetë objekt konflikti nuk duhet të përdoret si arsye për të dëmtuar biznesin. 

 

Nëse ka pakënaqësi, duhet të gjenden forma të tjera proteste dhe reagimi, jo sulme të organizuara me komente negative. 

 

Nëse provohet se komentet janë publikuar në mënyrë të koordinuar përmes llogarive false me qëllim dëmtimin e një biznesi, mund të ngrihen dyshime për vepra penale që lidhen me ‘konkurrencën e pandershme’ dhe ‘ndërhyrjen e paligjshme në sistemet kompjuterike’, në rastet kur përdoren identitete apo adresa të rreme për të shkaktuar dëm ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy