Kur kanë kaluar disa ditë nga fillimi i fushatës, sondazhi i parë mbi rezultatin e zgjedhjeve tregon se qarku me numrin më të madh të votuesve do të dominohet nga Partia Socialiste.
Sipas sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing, rezulton që PS në qarkun e Tiranës ka një përqindje prej 41%, PD 33%, LSI 14% dhe partia e katërt renditet LIBRA me 6%.
Pavarësisht se sipas sondazhit renditet e para, PS-ja pritet të shënojë një rënie me rreth 3 % në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013, ndërsa PD mund të bjerë me 0.6%.
Rritjen më të madhe në krahasim me vitin 2013 parashikohet ta ketë LSI-ja. Ndërsa surpriza më e madhe është LIBRA e Ben Blushit me 6% të votave.
E përkthyer në mandate, përqindja e votave i jep PS-së 15 mandate, PD-së 11-12 mandate, LSI-së 5 mandate deputetësh dhe LIBRA-s 2 mandate.
PS 41 %
PD 33%
LSI 14%
LIBRA 6%



