13 drejtues mjetesh janë arrestuar ndërsa janë pezulluar 48 leje drejtimi për shkak të shkeljeve të ndryshme.
Policia rrugore ka ndërmarrë një sërë masash në kuadër të parandalimit të aksidenteve. Autoritetet rrugore thanë se kontrolle intensive do te vijojnë në të gjithë vendin edhe gjatë fundjavës.



