Gjatë fushatës elektorale të partive politike në vend, PD ka propozuar nje status të veçantë për mbrojtjen e gazetarëve me ligj, për të cilën kreu i Unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa, ngre disa pikëpytje. Për edicionin e lajmeve në MCN TV, Çipa, u shpreh se duhet të ketë së pari mekanizma vetërregullues të gazetarit, dhe të ngritet bordi i etikes, këshillit të etikës dhe të një sërë institucionesh vetërregullues, dhe se statusi i gazetarit nuk mund të krahasohet me psh. të minatorit.
“Është një propozim që në fakt nuk është se i përmbahet një reference profesionale, sepse koncepti i gazetarit është i pamëshiruar me statusin. Çasja e parë për rregullimin e statusit të gazetarëve nënkupton se ka vakuume ligjore, për vet median. Çasja e dytë, ka të bëjë me vetërregullimin, faktin e reagimeve dhe sipërmarrje që duhet të bëjnë vetë gazetarët, siç janë ngritja e bordit të etikës, këshillit të etikës, dhe disa institucione dhe mekanizma vetërregullues, këto duhet ti sqarohen kandidatit të PD, ajo nuk mund të konceptohet me statusin e minatorit, psh. Në Shqipëri ky debat ka mbetur i hapur më shumë se 29 vjet”.
Çipa, foli edhe për përmirësimet ligjore që duhet të ketë media në Shqipëri, që sipas tij, nuk kanë ndonjë ndryshim që nga viti 1991.
“Nuk bëhet fjalë për një status, në propozimet e saj lidhen me drejtpërdrejtë me përmirësimet ligjore, këtu përfshihet dhe politika që nuk ka folur për rregullimin e mediave në përgjithësi, nga viti 1991-98 shtypi shqiptar, kishte vetëm një nen, dhe është ende ai në Kushtetutë, dhe nuk ka ende një ligj të posaçëm që të ketë nenet e veçanta, për një koncept juridik për një lloj medie.
Krahu i politikes në përgjithësi ka qenë më shumë i referuar për AMA dhe jo për çështje të tjera, për institucionalizimin e saj, jo në mënyrë populiste, por në raport me raportet hiarkike, këto vakuume mbeten të paplotësuara” .
Kreu i Unionit të Gazetarëve, përsëriti faktin se në Shqipëri mungojnë mekanizmat vetërregullues të gëzetarëve, që do të trajtonin çështjen e karrierës, kualifikimet, apo edhe marrëdhëniet ndërmjet qytetarit-gazetar dhe gazetarit profesionist, sipas së cilit “mediat e reja po rikthejnë sëmundje të vjetra dhe po sjellin sëmundje të reja.



