Harvey Weinstein del pozitiv me Covid-19

Harvey Weinstein del pozitiv me Covid-19

Regjisori i famshëm Harvey Weinstein, i dënuar me 23 vite burg për përdhunim ka rezultuar pozitiv me Covid-19.  

Ai u shpall fajtor muajin e kalur për përdhunim të shkallës së tretë (marrëdhënie seksuale pa pëlqim me më pak se 17 vjeç) dhe për kryerjen e akteve seksuale, shkalla e parë (marrëdhënie anale).

Avokatët e tij kanë deklaruar se do t’a apelojnë vendimin e gjykatës.

Weinstein po mbahet i burgosur në një burg të Nju Jorkut. Mësohet se dy të burgosur në atë burg kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërsa stafi i shërbimit të burgut është karantinuar. Autoritetet, shfaqen shqetësime për sigurinë e stafit, pasi mungojnë pajisjet e përshtatshme të mbrojtjes.

Një avokat, pjesë e ekipit të mbrojtjes së Weinstein tha se studio e tij ligjore nuk ishte vënë në dijeni për infektimin e tij me koronavirus.

Imran Ansari tha se “duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të z.Weinstein, sigurisht që jemi të shqetësuar, nëse ai është një nga dy rastet e konfirmuara në burg, megjithatë situatën po e vëzhgojmë me kujdes”.

Përpara se të transferohej në burgun e Wende-s, Weinstein kishte qenë më parë në ishullin Rikers, një burg i Nju Jorkut dhe gjithashtu në një spital, ndërsa ishte trajtuar për problemet e zemrës dhe dhimbjeve në gjoks.

Gjykata e dënoi për 20 vjet burg për sulm seksual ndaj asistentes Miriam Hailey dhe 3 vjet për marrëdhënie seksuale jo konsensuale me aktoren Jessica Mann.

Aktvendimi u bë në Gjykatën Supreme të Manhattan-it.

Kujtojmë që ankesat për Weinstein, regjisori fitues i "Oscars", përfshirë filmin "Shakespeare in Love", kishin filluar në fund të vitit 2017, pasi qindra gra transmetuan historitë e tyre të ngacmimit.

Më pas ai shumë shpejt u kthye në një figurë të keqe në historinë e Hollywood./BBC

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy