Xhaçka: Rajoni ynë, pika e dytë më e rrezikuar nga përpjekjet e Rusisë për të minuar arkitekturën evropiane të sigurisë

Xhaçka: Rajoni ynë, pika e dytë më e rrezikuar nga përpjekjet e Rusisë për të minuar arkitekturën evropiane të sigurisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi sot në konferencën për shtyp që po mban me kryenegociatoren Majlinda Dhuka për analizën vjetore të punës, se viti 2022 ka qenë një vit arritjesh të paprecedente në politikën e jashtme.

Ministrja tha se po punohet për plotësimin e piketave që do na mundësojnë konferencën e dytë për integrimin në BE.

Në konferencën e saj, Xhaçka tha se rajoni ynë përmendet si pika e dytë më e rrezikuar nga përpjekjet e Rusisë për të minuar arkitekturën evropiane të sigurisë. 

2022 ishte i paraprirë nga situata të vështira. Por teksa shoh bilancin, 2022 ka qenë vit arritjesh të paprecedente në politikën e jashtme.

2022 u hap me marrjen për herë të parë të mandatit të Këshillit të  Sigurimit, e gjithë fushata e lobimit ishte një sfidë e madhe për ne. Ka vende që janë ulur disa herë dhe e gjejnë të vështirë me çfarë kanë arritur. Edhe pse jemi një vend i vogël me shërbime modeste kemi pasur një performancë që është vlerësuar shumë nga partnerët dhe vendet mike.

Ne mesin e vitit kishim dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE, që në fakt duhet të kishte ndodhur më herët, por e rëndësishme është që rruga është e hapur. Po punojmë për plotësimin e piketave hapëse që do na mundësojë konferencën e dytë. MEPJ do të vijojë të forcojë dialogun me vendet anëtare.

Një tjetër ngjarje e paprecedent ishte dhe samiti i vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Këto janë dëshmi të transformimit të Shqipërisë. Ky samit ishte një mesazh për perspektivën europiane të gjithë rajonit. Rajoni ynë përmendet si pika e dytë më e rrezikuar nga përpjekjet e Rusisë për të minuar arkitekturën evropiane të sigurisë dhe sistemin e  bazuar mbi rregullat. Dhe këtë vit Shqipëria kryeson procesin e Berlinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy