Studiuesit kanë hartur një listë prej 9 treguesish të inteligjencës.
Liberal në pikëpamjet politike
Një studim i kryer në vitin 2010 tregoi se personat që kishin pikëpamje politike konservatore, kishin një koeficient inteligjence rreth 95, ndërsa liberalët këtë koeficient e kishin mesatarisht 106.
Ankthi
Njerëzit inteligjentë janë më të prirur për të përjetuar ankth. Një studim ka provuar se shqetësimi për gjërat që mund të rrezikojnë njeriun kthehet në ankth për një kategori njerëzish.
Çrregullime të shëndetit mendor
Psikologët kanë zbuluar se një koeficient i lartë inteligjence në fëmijëri lidhet në shumicën e rasteve me çrregullime bipolar apo problem të humorit.
Besimi
Një sondazh në SHBA çoi në përfundimin se njerëzit inteligjentë janë më të prirë të bëhen njerëz te të cilët mund të kesh besim, janë më të lumtur dhe të shëndetshëm.
Vetmia
Studimet kanë treguar se sa më shumë që shoqërohen me të tjerë, aq më shumë ulet niveli i kënaqësisë për njerëzit inteligjentë. Ndërkohë, e kundërta është e vërtetë për pjesën tjetër të njerëzve. Praktikisht, njerëzit e zgjuar preferojnë të rrinë vetëm.
Dembelizmi
Bill Gates ka thënë: Unë zgjedh gjithmonë një njeri dembel për një punë të vështirë, sepse ai do të gjejë mënyrën më të lehtë për ta bërë.
Njerëzit dembelë janë të kënaqur me mendimet e tyre.
Njerëzit e natës
Studimet me adoleshentët kanë treguar se ata që kishin rezultatet më të mira në shkollë flinin vonë dhe zgjoheshin vonë.
Çrregullime humori
Një studim i Universitetit të Vjenës tregoi se humori i zi lidhet me nivel të lartë inteligjence.
Kreativiteti
Njerëzit inteligjentë janë të prirë të refuzojnë supersticionet dhe të krijojnë ide të reja.



