Foto / 12 plazhet me të pastër në Shqipëri dhe 5 zonat që duhet t’i evitoni

Foto / 12 plazhet me të pastër në Shqipëri dhe 5 zonat që duhet t’i evitoni

Agjencia Europiane e Mjedisit ka publikuar një raport ku analizon cilësinë e ujërave në kontinent. Raporti merr në shqyrtim edhe vendin tonë, ku gjatë sezonit veror 2016 janë matur edhe nivelet e ndotjes në 92 plazhet më të frekuentuara nga pushuesit.

Nga këto 92 pika, 34 prej tyre ofrojnë një cilësi të shkëlqyer të ujit dhe ndodhen kryesisht në Jug të vendit. "SCAN" ka nxjerë këto zona, bazuar tek harta interaktive e Agjencisë (duke nisur nga skaji më jugor):

Ksamili, i cili në çdo pikë të matur ofron cilësi të shkëlqyer uji vit pas viti.  Saranda, përveç portit, ku cilësia e ujit ka ardhur në përmirësim. Borshi. Qeparoi. Himara. Dhërmiu. Orikumi.

Zonat në jug të Ujit të Ftohtë në Vlorë. Disa pika në Golem, Kavajë.  Gjiri i Lalëzit. Laguna e Merxhanit dhe Kënallë, Shëngjin. Velipoja.

Në total janë 61 zona ku uji plotëson kriteret minimale, ndërsa 13 zona kanë një cilësi shumë të keqe uji, ku Agjencia nuk rekomandon të laheni.

Zonat që Agjencia Europiane e Mjedisit kërkon që të evitohen nga turistët janë:  Grykëderdhja në Sarandë e Lumit Bistrica. Zona e portit në Sarandë.  Vlora. Shkëmbi i Kavajës. Plazhi pranë shëtitoret Taulantia.

Për 18 zonat e tjera, raporti vlerëson se nuk ka të dhëna të mjaftueshme, janë plazhe të reja ose plazhe të mbyllura, zona përfshijnë Fierin, Lagunën e Karavastasë dhe Cekën në qarkun e Lezhës.

Në përgjithësi raporti vlerëson se Shqipëria ka bërë përparime në cilësinë e ujërave, pasi rezultatet e vitit 2015 tregonin se 39,7% e pikave të matura kishin ujë që nuk plotësonte kriteret. Raporti ia atribuon këtë përmirësim të cilësisë së ujit për t’u larë pesë impianteve të reja të trajtimit të ujërave të zeza që janë ndërtuar vitet e fundit. Konkretisht: Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Kavajë – Donacion i Qeverisë Gjermane. Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Durrës – Donacion nga Banka Botërore, Luksemburgu, Banka Europiane dhe Komisioni Europian. Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Sarandë – Donacion nga BB, Luksemburgu, Banka Europiane dhe KE. Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Shëngjin – Donacion nga BB, Luksemburgu, Banka Europiane dhe KE. Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Velipojë – Donacion nga Komisioni Europian.

“Këto impiante ofrojnë trajtimin e ujërave të zeza për pothuajse gjysmë milioni rezidentë, çka rezulton në ujë shumë më të pastër për t’u larë”, shkruhet në raport. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy