
Statuja “Forever Marilyn” ka një shtëpi të re të përkohshme. Statuja 8 metra e gjatë dhe 13.607 kg do të vendoset në rrugën ‘Muze’ ('Museum Way') në Palm Springs.
Vendndodhja e statujës kishte qenë objekt polemikash në komunitetin e shkretëtirës, ku do të qëndronte jashtë Muzeut të Artit Palm Springs në një rrugë që më parë ishte e hapur për trafikun e automjeteve.
Një grup qytetarësh të shqetësuar grumbulluan më shumë se 63,000 dollarë në GoFundMe dhe e përdorën atë për të financuar një proces gjyqësor për të bllokuar instalimin.
Statuja u ble për 1 milion dollarë vitin e kaluar nga P.S. Resorts, një organizatë e përbërë nga hotelierë dhe palë të interesuara për turizmin në zonë. Grupi kishte planifikuar të vendoste statujën në rrugën Muze për të paktën tre vjet kohë pas së cilës, do të caktohej një vend i përhershëm. Kritikët lobuan se ai do të bllokonte pamjen e muzeut historik dhe kur vizitorët të dilnin nga objekti, do të përshëndeteshin nga pjesa e pasme e mbathjeve të statujës, e cila disa thonë se është seksiste dhe dërgon mesazhin e gabuar pas lëvizjes #MeToo.
Grupi aktualisht po merret me logjistikën për të marrë Marilyn në shkretëtirë pasi është një plan i komplikuar rreth të cilit do të planifikohet një festim. Krijuar nga skulptori Seëard Johnson, Forever Marilyn u prezantua në Çikago në 2011-n dhe më parë ishte në Palm Springs nga 2012-2014. Kthimi i statujës në Palm Springs ka qenë në plan për më shumë se 7 vjet. Shumë në komunitet kanë pritur me padurim rikthimin e saj, pasi Monroe ka qenë prej kohësh një simbol i magjepsjes së vjetër të Hollivudit që shpesh lidhej me zonën.
Por ndërkohë ka dhe nga ata që e kundërshtojnë. Në një peticion në ‘Change.org’ janë mbledhur më shumë se 25 mijë firma, kundër vendosjes së statujës në Palm Springs, me arsyetimin se është një reklamë e keqe.
Burimi: Hollywood Reporter



