Lavrov mbërrin në Alaska/ Nostalgji për Bashkimin Sovjetik në mbishkrimin e bluzës?

Lavrov mbërrin në Alaska/ Nostalgji për Bashkimin Sovjetik në mbishkrimin e bluzës?

Me të mbërritur në Alaska, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov u shfaq i veshur një bluzë që “Politico” e ka interpretuar si nostalgji për Bashkimin Sovjetik. Më konkretisht në bluzën e bardhë të kryediplomatit rus shkruhet  “CCCP”, që rusisht është akronimi për BRSS (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike).  

Lavrov do të jetë pjesë e delegacionit të Kremlinit kur presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump, në samitin e shumëpritur për të diskutuar një zgjidhje mbi luftën në Ukrainë.  Bluza e bardhë e Lavrovit ishte fshehur me kujdes nën jelekun e zi, ku vetëm shkronjat e “CC” duken qartë në një video të publikuar për “X”. “Politico” shkruan se Moska ka shfrytëzuar vazhdimisht nostalgjinë për BRSS për të ndjekur qëllimet e saj politike. 

Në një fjalim të vitit 2005 Putini e ka konsideruar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si katastrofën më të madhe politike të shekullit XX. Nostalgjia e Moskës për të kaluarën është lidhur shpesh edhe me pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, dhe luftën që e pasoi, të cilën Trump shpreson ta përfundojë të premten mbrëma me samitin e Alaskës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy