
Një grup studentësh japonezë nga Shkolla Teknike Fukuyama riprodhoi një eksperiencë intensive virtuale, prej pesë minutash me imazhet dhe tingujt e tmerrshëm të shpërthimit të bombës atomike 73 vjet më pare. ndonëse realiteti virtual përdoret shpesh për qëllime argëtimi., këtë herë qëllimi ishte edukimi.
Qëllimi i studentëve, natyrisht, nuk është për të ringjallur tmerret e gushtit të 1945, por në përpjekje për të dhënë një ide, aq sa është e mundur, dramën që kanë pësuar banorët e Hiroshimës gjatë bombardimeve.
Eksperimenti, i cili zgjati rreth dy vjet, u bë i mundur nga studimi i fotografive të vjetra, kartolinave dhe intervistave me të mbijetuarit, të cilët treguan përvojën e tyre.
Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima, shkaktoi të paktën 140 mijë të vdekur, ndërsa tri ditë më pas do të hidhej një tjetër bombe atomike në Nagasaki, e cila shkaktoi 74 mijë viktima.
Ky ishte sulmi i parë nuklear në botë dhe shpërthimi i kësaj bombe do të përshpejtonte dorëzimin e Japonisë më 2 shtator të 1945, duke i dhënë fund Luftës se Dyte Botërore.



