Zgjedhjet në SHBA/ Rezultate ende të ngushta, parashikimet favorizojnë Biden

Zgjedhjet në SHBA/ Rezultate ende të ngushta, parashikimet favorizojnë Biden

Gara mes Presidentit aktual Trump dhe kandidatit Joe Biden vazhdon të jetë me rezultate shumë të ngushta, të cilat bëjnë të vështirë parashikimin e atij që do të jetë fituesi.

Sipas parashikimeve të “Smarktes” me seli në Britanë e Madhe, në avantazh është Biden.

Ky parashikim i jep kandidatit demokrat Joe Biden rreth 80% shanse për të fituar zgjedhjet dhe për t'u vendosur në krye të Shtëpisë së Bardhë, ndërkohë që Presidentit aktual i jep vetëm 20% mundësi për të fituar.

Numërimi i votave nuk është mbyllur ende në gjashtë shtete: Nevada, Xhorxhia, Miçigen, Karolinë e Veriut, Pensilvani dhe Uiskonsin.

Biden duhet të fitojë në të paktën tre shtete për t'u zgjedhur fitues, ndërsa Trump duhet të marrë 4 nga këto 6 shtete në të cilat nuk ka përfunduar ende numërimi.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar një fitore të parakohshme, por do të jetë përfundimi i procesit të numërimit që do të vendosë kush është fituesi, edhe pse me një rezultat shumë të ngushtë mes kandidatëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy