Dua Lipa zhgënjehet sërish në MTV VMAs

Dua Lipa zhgënjehet sërish në MTV VMAs

Dua Lipa u shpall fituese vetëm në një kategori në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV VMAs që u mbajt të dielën në LA California.

Këngëtarja shqiptare, jo vetëm që nuk ishte prezente në ceremoni, as me video, ashtu si shumë artistë të tjerë, por as nuk ka bërë një reagim për këtë çmim. Kjo nuk është hera e parë që Lipa del e zhgënjyer nga VMAs. Në vitin 2018, gati një vit pasi “New Rules” qëndroi në stratosferën e muzikës pop për muaj të tërë, Lipa nuk u nominua as për Artisten më të Re as për Best Pop.

Dua Lipa u nominua në 4 kategori, të cilat lidheshin më tepër me vlerësime teknike sesa të muzikës së saj. “Don’t Start Now” u nominua për Best Direction, ndërkohë që “Physical” u nominua për Best Art Direction, Best Visual Effects, dhe Best Choreography.

“Physical” fitoi çmimin për Best Visual Effects, për efektet më të mira vizuale, vlerësim ky që nuk i jep meritat këngëtares për këngën, por studios që punoi klipin.

Kategoritë e përgjithshme dhe ato pop u dominuan kryesisht nga Lady Gaga dhe Ariana Grande, të cilat patën secila nga nëntë nominime.

Që nga publikimi në mars “Future Nostalgia”, albumi i dytë i Lipës, është vlerësuar shumë si vepra e saj më e mirë deri më tani, por nuk gjeti mbështetjen në MTV VMAs.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy