Pas pak muajsh, pritet të përfundojnë punimet dhe nisja e fluturimeve të Aeroportit të Vlorës, që do ta çojë në 3 numrin e aeroporteve ndërkombëtarë në vend.
Eksperti i turizmit Aneo Hila në MCN Economy duke folur për këtë u shpreh se Vlora nuk i ka krijuar kushtet për këtë aeroport teksa theksoi se ky aeroport është jetik për turizmin e jugut.
Ai tha se 3 aeroporte nuk janë të mjaftueshëm dhe se shpreson në ndërtimin e një tjetër aeroporti në të ardhmen.
Sipas tij dy aeroporte në jug të Shqipërisë do të ishin mirë për turizmin ku theksoi se paralelisht me aeroportin duhet të jetë dhe infrastruktura.

Aeroporti i Vlorës është lajm fantastik i jep një akses të madh jugut sepse një zonë që të marrë zhvillim turistik duhet të ketë më pak se 1 orë e gjysëm distancë rruge nga aeroporti i uljes. Me Rinasin Vlora si ka plotësuar këto kushte, ndërsa me aeroportin e Vlorës po duhet konsideruar.
Për mua nuk është i mjaftueshëm vetëm aeroporti i Vlorës, duhet një tjetër dhe më në jug duke ju referuar Sarandës. Kjo zonë do ndikonte shumë në Borsh, Sarandë, Ksamil prandaj në të ardhmen shoh se dhe një tjetër aeroport do ishte një funksion në të mirë të turizmit.
Në çdo ishull pothuajse në Greqi ke nga një aeroport, pra s’ka pse të mos kemi dhe ne dy aeroporte në jug për të përfituar atë zhvillimin që i takon jugut, prandaj them se ka hapësirë dhe për më tepër. Deri tani aeroporti i Rinasit ka ezauruar numrin e pasagjerit, duke u rritur ky numër ne presim që rritja të jetë rritje neto e turistëve jo pasagjerësh.
E drejtë që nuk mund të ndërtohet një aeroport aq lehtë por po flas për aeroport për uljen e avionëve carter, por që të ketë qasje maksimale për investitorët e huaj në jug teknikisht nevojitet dhe një tjetër aeroport. Me rëndësi mbetet që paralelisht me aeroportin të jetë infrastruktura.



