Gazetari Vudi Gjymshiti në një intervistë për MCN, thotë se lista serbe ka bllokuar formimin e qeverisë së re të Kosovës deri më 30 shtator, duke përdorur ndikimin e saj dhe lidhjet me Beogradin.
Lidhur me protestat në Serbi, Gjymshiti thotë se Vuçiç ka arritur ti kontrollojë atë dhe se i vetmi rrezik për të është nëse përçahet koalicioni i tij ose ndërkombëtarët kërkojnë zgjedhje të parakohshme.
“Lista serbe ka kontestuar votimin e dy kryetarëve, duke kërkuar përsëritje të procedurës, por Gjykata Kushtetuese ka vendosur për një masë të përkohshme ku deri më 30 shtator ndalohen veprimet e deputetëve dhe çdo hap të krijimit të qeverisë së Kosovës. Kjo e pezullon funksionimin normal, por kjo i jep fuqi listës serbe kështu. Ata nuk e njohin Kosovën, ndaj e lidhin çdo gjë me Beogradin.
Protestat atje po tregojnë pakënaqësi, por Vucic ende i kontrollon tensionet. Rreziku ndodh nëse krijohen çarje brenda koalicionit ose detyrohen për zgjedhje të parakohshme nga ndërkombëtarët."



