Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi sot në Kuvend se eksponentë të krimit të organizuar në Shkodër kanë emëruar drejtorin e policisë në këtë qytet.
Bardhi lexoi në Kuvend dhe përgjimet e aplikacionit Sky Ecc, duke u shprehur:
“Si ta quajnë Drejtorin e Policisë së Shkodrës, e di emrin e Drejtorit të Policisë? Ta them unë kush ta ka emëruar!
Kodi pin i Sky ECC “DGLXJM”: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm, di gjë ti?
Përgjigjet kodi Sky ECC “7142D9”: Po por kam frikë se nuk e bën
Ndërhyn prapë kodi “DGLXJM”: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla!
Mondi në fakt është drejtori aktual i policisë vendore në Shkodër që u emërua vetëm 1 muaj pasi ky miku i eksponentit në fjalë që është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend, u bë ministër i Brendshëm”.



