Donald Lu: Cili do të jetë impakti i reformave të Trump mbi Shqipërinë

Donald Lu: Cili do të jetë impakti i reformave të Trump mbi Shqipërinë

I ftuar në Forumin e Humaniteteve me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Histori Filologjisë, ambasadori amerikanë në Tiranë Donald Lu sqaroi se si mund të ndikojnë platformat politike të presidentit Trump në marrëdhëniet ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë.

Lu theksoi se “Shtëpia e Bardhë e ka përkufizuar qëllimin e politikës së jashtme të Presidentit si të qëndrueshme, për një botë më të paqtë, me më pak konflikte dhe më shumë interesa të përbashkëta.”

Ambasadori amerikan tha gjithashtu se “shkatërrimi i ISIS është përcaktuar si një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme, një qëllim të cilin ne e ndajmë me mbi gjashtëdhjetë vende të tjera të koalicionit kundër ISIS-it, duke përfshirë edhe Shqipërinë.”

Duke folur për reformën në drejtësi në Shqipëri, Ambasadori Lu vuri në dukje se populli shqiptar e kërkon dhe e mbështet atë. Ambasadori theksoi se ky vit që kemi përpara është “plot me sfida kur bëhet fjalë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe zgjedhjet kombëtare.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy